Përleshje mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të qeverisë dhe Presidentit Rumen Radev kishte rreth orës 20:30 gjatë dy protestave paralele para godinës së Presidencës dhe asaj të Këshillit të Ministrave. Reagimi i shpejtë i forcave të sigurisë parandaloi mbledhjen e dy “kampeve”. Disa veta janë arrestuar.
Rreth orës 20:50 demonstruesit nisën për në “ Orllov Most” (Urën e Shqiponjave), kurse një orë më vonë ata u kthyen në hapësirën mes Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, ku rreth orës 22:30 protestuesit vazhdojnë të protestojnë duke brohoritur për dorëheqjen e qeverisë.
Ndërkohë qeveritarët nga partia në pushtet GERB dolën me një deklaratë me thirrje ndaj Presidentit Rumen Raved dhe figurave politike që qëndrojnë mbas tij që të ndërmarrin përgjegjësinë politike për “veprimet vandale” kundër autobusëve me të cilën mbërritën në protestë anëtarët e partisë.
Në regjimin e Presidencës thuhet se “qeveritarët duhet të mbajnë përgjegjësinë para të gjithë kombit për korrupsionin dhe qeverisjen e dështuar”. Nga selia e Presidentit u bënë thirrje qytetarëve që në asnjë mënyrë të mos tregojnë agresion.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..