Drejtori i Policisë Rajonale të qytetit Burgas Radosllav Sotirov dha dorëheqjen për shkak të kërkesës së Kryeministrit Bojko Borisov.
Para “Radio Burgasit” komisionari komentoi se merr përgjegjësinë e plotë për përplasjet në parkun “Rosenec”. Ai shpjegoi gjithashtu se ka marrë paralajmërim për zhvillimin në të njëjtën ditë të nismave të dy organizatave politike – Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe “Po, Bullgaria” dhe se dy grupet e protestuesve tani ndodhen në distancë 50 metra nga njëri-tjetri. Kjo është bërë me qëllim ruajtjen e rendit publik dhe sigurimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
“Nuk dua të pengoj askënd që të shkojë në plazh. Por pse dy grupet dëshirojnë ta bëjnë këtë pikërisht në këtë vend, në të njëjtën kohë – këtë nuk mund ta komentoj”, shtoi ish-drejtori i Policisë.
Ndërkohë u bë e qartë një pjesë e protestuesve nga nisma “Po, Bullgaria” janë shoqëruar nga policët për të bërë plazh në vijën bregdetare pranë rezidencës së liderit të nderit të Lëvizjes për të Drejtet dhe Liritë Ahmed Dogan.
Ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov shpalli se nuk do të pranojë dorëheqjen e drejtorit të Policisë në qytetin Burgas.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..