Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Svetllozar Zhelev: Jetesa në mënyrë të ngadaltë nuk është një shpejtësi, por një shijim i çastit

Foto: BGNES

Pas një fundjave me karakter maratonë, në të cilën i nevojitet të lexojë 6 libra, Svetllozar Zhelev i shkarkon emocionet e tij në facebook. “Krijoj një lëvizje për ngadalësi - për një lexim të ngadaltë, për një ngrënie të ngadaltë, për një pirje të ngadaltë, për një jetesë të ngadalësuar” - me këto fjalë shpall ai manifestin e vet. Sot, shkrimtari është i njohur si guro i lëvizjes, kurse pasuesit e tij ndajnë përvojën e vet në art për ta kapur çastin në faqet e përmbledhjes së tij e cila doli kohët e fundit nga shtypi “Për jetesën e ngadaltë dhe për shijimin nga jeta”.

Të jetosh ngadalë nuk do të thotë të zvarritesh përmes jetës me shpejtësinë e kërmillit, por të hapësh sytë e tu gjerë dhe të mund të shijosh çdo një çast.

Svetllozar Zhelev

“Ngadalësia nuk është shpejtësi - thotë Svetllozar Zhelev.- E ngadalta është një harmoni midis ndjenjës sonë të brendshme dhe presionit, të cilin e ushtron bota e jashtme mbi ne. Duke i gjetur këto “spiranca”, të cilat na vonojnë në jetë , mundim të shijojmë dhe çastet e kënaqësisë dhe të shijimit. Në fakt ato na sjellin harmoni dhe jetesën e ngadaltë. Nga shpejtësia varet nëse do të shijojmë retë, diellin, perëndimin, ngjyrën dhe aromën e blirit. Aromën e gjërave të vogla, por dhe kaq të bukura dhe të rëndësishme”.

Sipas Svetllozar Zhelevit është e nevojshme të nxjerrim nga jeta jonë çdo gjë, e cila nuk na pëlqen, që të mund të jetojmë.

“Me rëndësi janë njerëzit e afërm, të rëndësishëm janë njerëzit të cilët ne i duam, me rëndësi është të bëjmë atë të cilën ne e pëlqejmë, me rëndësi është që të gjejmë kohë për të gjitha këto gjëra, të cilat na sjellin kënaqësi dhe na bëjnë të ndihemi mirë-vazhdon ai. Nëse e quajmë  “një shijim të jetës”, një “jetesë të ngadaltë” ose “harmoni”, nuk ka ndonjë rëndësi”.

Gazetari Gjeorgji Toshev – një nga heronjtë e librit thotë se, mësohet që të flasë ngadalë, të mendohet më ngadalë, të jetoj ngadalë, që të mos e privoj veten nga çastet, të cilat t’i tregojë.

“Një nga ritualet e mia të ngadalta është  lidhur me këtë të ec vetëm në pyll - dhe pavarësisht se do të doja ta ndaj me ndonjë tjetër, fillimisht duhet ta ndaj me veten time - tregon ai. Dhe me qenë se unë jam njeri i cili pëlqen që të ndajë mendimet e tij, të komunikojë, vendosa se duhet të përjetoj jashtëzakonisht thellë çdo gjë e cila më rastis, dhe jo thjesht të kaloj përmes ngjarjeve dhe njerëzve. Vonimi është i rëndësishëm për secilin, i cili arrin të  kuptojë se, duhet t’i përkasë jo vetëm vetes së vet, por dhe të tjerëve - që nga njerëzit më të afërt deri tek ata më të largët.”

Adriana Gjuzeleva dhe Gjeorgji Toshev

Në blogun e saj të kuzhinës In Food Veritas  Adriana Gjuzeleva ngre në kult ushqimin e ngadaltë. Edhe sikur të jetë fast ose street food, pavarësisht se në cilin skaj të botës, me rëndësi është që të mund ta shijosh, mendon ajo. Për shembull, një ritual imi i vogël është që të ngrihem në mëngjes pak më herët nga e domosdoshmja që të mund të kem kohë për veten time. I bëj vetes kafe dhe ujë me limon, lëshoj për të dëgjuar lajmet ose ndonjë muzikë të këndshme, vallëzoj, hekuros ndonjë rrobe të cilën duhet ta vesh - që aty e tutje koha fillon të kalojë shumë më shpejt. Dhe në qoftë se nuk i vonojmë të paktën pak gjërat, të cilat na sjellin pak kënaqësi, nuk mund t’i vlerësojmë dhe t’i përjetojmë krejtësisht.” 

Epidemia e koronavirusit  jo thjesht e ngadalësoi, por e ndaloi jetën tonë, thotë Svetllozar Zhelev. Kurse kjo nuk duhet të ndodhë. Prandaj dhe sot, kur përsëri me një rritëm të përshpejtuar ne përfshihemi në garë me njerëzit dhe kohën, është mirë kohë pas kohe fare lehtë t’i këndojmë vetes refrenin e këngës të Stefan Vëlldobrevit “Ngadalëso, ngadalëso....”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Diana Cankova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD