Në rregullat e dhomës së pritjes për eurozonën ERM II ka një interval prej plus-minus 15%, brenda të cilit një valutë mund të lëvizet, që të konsiderohet si stabile. Ka pyetje nëse kursi lev-euro është i fiksuar, ose do të lëvizet në këtë interval, tha para Bloomberg TV Bulgaria Vasill Todorov, kryesekretar i Dhomës Industriale-Tregtare Bullgare.
Kursi lev-euro tani për tani është fiksuar dhe nuk priten ndryshime. Intervali është valid për vendet, ku valuta ende është e lëvizshme, sqarojnë nga Dhoma.
Sipas Todorovit aderimi i Bullgarisë në ERM II është një garanci e padyshimtë dhe sinjal për investitorët, por kjo në asnjë mënyrë nuk e çliron Bullgarnë nga misioni i saj për të tërhequr investitorë seriozë.Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..
Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë..