Protesta antiqeveritare në kryeqytet “Të mbrojmë demokracinë” më 17 korrik u kthye në një procesion shumëmijësh. Disa prej protestuesve vajtën para godinës së Televizionit Kombëtar Bullgar për të përkrahur gazetarët që ngulin këmbë për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Emill Koshullkov. Në të ashtuquajturin trekëndësh të pushtetit midis Presidencës, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit Popullor në Sofje protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të drejtësisë Danaill Kirillov. Ata shtuan se 11 organizata të avokatëve në vend ngulin këmbë për këtë. U bë thirrje që nga java e ardhshme protesta të kthehet në grevë kombëtare.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..