Protestuesit kundër qeverisë po grumbullohen para godinës së Presidencës. Po mbërrijnë grupe njerëzish nga rajone të ndryshme të vendit. Ka një numër të konsiderueshëm policësh.
Po vazhdon edhe protesta para Parlamentit në qendër të Sofjes, e cila filloi herët në mëngjes në ditën e 12 të protestës kundër qeverisë.
Tani për tani para godinës së Parlamentit nuk ka shkelje serioze të rendit të ditës, ndërsa situata në qytet është e qetë, bëri të ditur Drejtoria e Punëve të Brendshme e Qytetit.
Pritet që nesër, të martën, kur në Parlament votohet mocioni i mosbesimit, protesta të fillojë herët në mëngjes.Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..