Nuk jemi republikë bananesh dhe nuk kemi nevojë për mëshirën e një ose tjetër shteti, deklaroi para televizionit BTV Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministre Ekaterina Zaharieva. Pozita e Ambasadores së SHBA-së në Bullgari Herro Mustafa nuk ishte kundër qeverisë, bisedova me të, vuri në dukje Zaharieva.
Me rastin e protestave antiqeveritare Zëvendëskryeministrja tha se njerëzit kërkojnë drejtësi, ndërsa dorëheqja është gjëja më e lehtë. Pavarësisht nëse do të ketë dorëheqje apo jo Ministri i Financave Vlladisllav Goranov arriti një sukses historik dhe kjo do të shihet në të ardhmen, komentoi Ministrja e Jashtme aderimin e Bullgarisë në dhomën e pritjes të eurozonës ERM II.
Sipas Zaharievës aktualisht Presidenti Rumen Radev është në kufirin e të drejtave të tij kushtetuese.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..