Në një mbledhje të qeverisë Kryeministri Bojko Borisov i dha urdhër Ministres së Energjetikës Temenuzhka Petkova që “rezerva e ftohtë e energjisë” tashmë të sigurohet vetëm nga centrali termik elektrik shtetëror “Marica Iztok II”, bëri të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë.
Para disa ditësh një prej liderëve të protestave antiqeveritare Hristo Ivanov i akuzoi pushtetarët se e kanë kthyer “rezervën e ftohtë të energjisë” në “gur filozofik” për liderin e nderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /partia e turqve etnik dhe e mylimanëve të tjerë në vend/ Ahmet Dogan. Sipas Ivanovit vetëm gjatë 2 viteve të fundit Dogan ka marrë nga shteti mbi 25 mln euro për faktin se rezerva energjetike mirëmbahet nga centrali termik elektrik privat “Varna”, e cila për këtë periudhë ka punuar vetëm pesë herë.Grupi KBC pret që ekonomia bullgare të rritet pak më shumë vitin e ardhshëm sesa në parashikimet e mëparshme, sipas përfundimeve të vlerësimeve të fundit të grupit financiar belg për ekonomitë e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit..
PBB-ja e Bullgarisë në vitin 2025 do të rritet me 3%, parashikon Komisioni Evropian në Parashikimin e tij Ekonomik të Vjeshtës, raporton BTA. Kjo është një rritje krahasuar me normën prej 2% të vendosur në parashikimin e pranverës të institucionit...
Bullgaria nuk ka kushte shtesë nga SHBA-të në lidhje me përjashtimin e bërë për vendin nga sanksionet kundër Lukoil, tha për BNT Ministri i Energjisë Zheço Stankov. Nëse është e nevojshme, shtyrja e sanksioneve kundër Lukoil mund të zgjatet, siguroi ai,..