Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koalicioni në pushtet diskutoi disa ndërrime në qeveri

Foto: arkiv

Në kuadrin e Këshillit të Koalicionit me pjesëmarrjen e zëvendës kryeministrit dhe kryetar i VMRO-së Krasimir Karakaçanov dhe të kryetarit të Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe zëvendës kryetar i Kuvendit Popullore Valeri Simeonov, kryeministri Bojko Borisov diskutoi ndërrimet në qeveri. Këtë e njoftoi qendra qeveritare e shtypit. U diskutuan edhe masa ekonomike dhe sociale për kapërcimin e pasojave nga pandemia Covid-19. U arrit marrëveshje që tre liderët të diskutojnë me grupet parlamentare dhe udhëheqjet partiake ndërrime në kabinet. Më 23 korrik Këshilli i Koalicionit mblidhet për të diskutuar rezultatet e bisedimeve të zhvilluara.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një numër shkeljesh në bregdetin e Detit të Zi u zbuluan nga një inspektim pas përmbytjeve me viktima

Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..

botuar më 25-11-19 4.23.MD

Rritet roli i TikTok-ut në manipulimin e opinionit publik në vend

Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...

botuar më 25-11-19 11.56.PD
Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror

Për të tretin vit radhazi, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” hyn në një klasifikim prestigjioz botëror. Në renditjen QS World University Rankings: Sustainability 2026 , Universiteti zë vendin e 814-të nga 2002 universitete të renditura...

botuar më 25-11-19 9.26.PD