Ngjarjet në Bullgari rezonojnë fort në Evropë. Shumë shqetësues është fakti se po vazhdon të flitet kaq shumë për korrupsionin dhe shpërdorimet me mjetet evropiane - kjo hedh hije mbi pozitën tonë në Bashkimin Evropian dhe mbase do të ndikojë dhe mbi mënyrën në bazë të së cilës do të lëshohen para që këtu e tutje - me shumë kontrollime suplementare dhe vëmendje, tha në intervistën për Radio Bullgarinë Cvetelina Penkova, eurodeputete nga grupi Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian dhe anëtare e Komisionit mbi Kontrollin Buxhetor.
Një nga këshillat evropiane më të gjatë dhe të paparashikueshëm deri në këtë moment përfundoi me sukses pas 4 ditësh bisedime. Në to, me anën e kompromiseve të shumta, udhëheqësit evropianë arritën të merren vesh për Kornizën Financiare Shumëvjeçare për periudhën e ardhshme 7 vjeçare - 1,074 trilionë euro. Ndaj kësaj shume duhet të shtojmë dhe paratë të cilat shtetet-anëtare mund të marrin nga Fondi i Rimëkëmbjes nga koronavirusi. Ato janë në përmasë të 750 miliardë euro, nga të cilat 390 miliardë janë falas, kurse 360 miliardë – në formën e huave, të cilat pas një kohe të caktuar do të kthehen. Bullgaria ishte një nga vendet, të cilat sipas fjalëve të kryeministrit Bojko Borisov merr më shumë para, pavarësisht se për shkak të krizës pa precedent me Covid-19 disa nga pikat në buxhetin evropian janë zvogëluar ndjeshëm.
“Në numrin e cituar konkretisht për Bullgarinë - 29 miliardë euro, janë përfshirë pak mbi 7 miliardë ndihmë falas nga paketa e rimëkëmbjes. Një pjesë e madhe e kësaj shume është dhe pjesë e Kornizës Financiare Shumëvjeçare dhe një buxheti afatgjatë, i cili i drejtohet çdo një nga shtetet anëtare - sqaroi Cvetelina Penkova. Paratë shtesë suplementare për Bullgarinë janë mbi të ashtuquajturën “Politikë e Kohezionit”. Kjo mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme. Fakti se na lëshohen më shumë mjete në këtë drejtim do të thotë se akoma ka se çfarë të arrijmë tek ne, sa i përket arritjes së niveleve mesatare për Bashkimin Evropian. Kjo sjell negativat e veta, por është e rëndësishme dhe mënyra, në bazë të së cilës do të shpenzohen dhe do të investohen këto mjete në ekonominë tonë.”
Sipas Penkovës, në ndryshim nga buxhetet e mëparshme të Komunitetit, në këtë ka një dallim të rëndësishëm, të lidhur me kushtet, sipas të cilave do të livrohen paratë evropiane. Angazhimi i tyre me superioritetin e ligjit do të jetë serioz.
“Shtetet do të duhet të përgatisin plane kombëtare, të cilat të jenë mjaft efektive, ku një vlerësim për këtë do të japë Komisioni Evropian. Ka dy nivele të vlerësimit, ku vendimi final është i Këshillit - vuri në dukje eurodeputetja bullgare dhe vazhdoi: Afati përfundimtar për prezantimin e planit kombëtar nga shtetet-anëtare është muaji prill i vitit 2021. Në këtë kuptim fillimi real i pagimit për shtetet nga Fondi i Rimëkëmbjes është vera e vitit 2021.
Përballimi i pasojave nga pandemia dhe transformimi i ekonomisë janë prioritetet, ku Bullgaria duhet të drejtojë një pjesë e fondeve evropiane.
“Pasojat ekonomike nga pandemia do të jenë mjaft serioze. Për Bullgarinë është jashtëzakonisht e rëndësishme, që një pjesë e madhe e parave, të përdoren për të ndihmuar rajonet prapambetëse. Situata në shtete si Bullgaria, në të cilat afro 40% nga përzierja e energjisë vjen nga industria e qymyrit, kërkon që kjo ekonomi të transformohetnë një ose tjetër mënyrë.Një prioritet tjetër bazë, i aplikueshëm në Bullgari, është i lidhur me paratë, të cilat do të lëshohen për teknologji dhe inovacione të reja. Këto do të jenë të ashtuquajturat industri të reja, më të gjelbra, të cilat do të ndihmojnë për këtë kalim.
Bullgaria ka potencial sa u përket teknologjive të reja - krahë pune, bazë dhe tradita në këtë sferë. Dhe pavarësisht se një pjesë nga paratëe alokuara nga buxheti evropian për studime shkencore, të jenë pakësuar, teknologjitë dhe inovacionet ecin së bashku në emër të transformimit ekonomik, i cili do të zhvillohet në të ardhmen. Prandaj paratë për zhvillimin e tyre mund të përdoren dhe për pikat e tjera të Kornizës Financiare Shumëvjeçare, qe kategorike Cvetelina Penkova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, tsvetelinapenkova.eu
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..