Me 105 vota “pro”, 12 “kundër” dhe zero “të abstenuar” Parlamenti përkrahu vendimin që mjetet për energji elektrike nga e ashtuquajtura “rezervë e ftohtë” t’i jepen në rast nevoje vetëm centralit termik elektrik “Marica Iztok – 2”, i cili është shoqëri shtetërore. Deri tani më shumë mjete për këtë merrnin centrali termik elektrik “Varna” – pronë e kryetarit të nderit të partisë së turqve etnikë bullgar Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), centrali termik elektrik “Bobovdoll” dhe centrali termik elektrik “Marica – 3”.
Reaksioni më i ashpër si rezultat i vendimit ishte i DPS-së. Deputeti i Lëvizjes Ramadan Altaj shpalli se ndoshta ministri tjetër i pushuar nga detyra në kabinet do të jetë ajo e energjetikës Temenuzka Petkova. Sipas Altajit me vendimin e sotëm shkelet parimi në energjetikë që nga viti 2003, sipas të cilit “rezerva e ftohtë” duhet të caktohet në ankand. Altaj shpalli se ndryshimet ligjore bëhen jo sipas parimit të rotacionit, por sipas parimit të urrejtjes partiake.
Valentin Nikollov nga GERB-i ra dakord se vendimi është politik.Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..
Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por..