Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Motokino - atraksioni i ri i kinemasë në Sofje

Foto: Autokino SILDA

Në pjesë të ndryshme të Evropës pandemia e riktheu për jetë të re kinemanë në makinë-një shenje dalluese të kulturës amerikane nga vitet 50 të shekullit të kaluar. Hyrja e teknologjive moderne dhe zhvillimi i tyre tepër i shpejt, çoi deri në harrimin e kësaj kinemaje. Tani kjo formë e dëfrimit po kthehet dhe bëhet gjithnjë e më tërheqëse, meqenëse respektimi i distancës fizike është shumë më i lehtë, në krahasim  me kinematë moderne.

“Bëjmë projeksione çdo javë. Kur janë të filmave bullgarë, zakonisht një pjesë nga ekipi krijues, i cili ka punuar mbi të, na vjen për vizitë, që të mund ta prezantojë. Ne punojmë, që të mund vajtja në kinema në makinë të jetë diçka më shumë se shikimi i thjesht i një filmi, se kjo të jetë një përjetim kompleks, të cilin njerëzit do ta mbajnë mend”, thotë David Levi - një nga themeluesit e kinemasë së parë në makina në Sofje.


Kohët e fundit ka projeksione dhe për motoçiklistët, ku këto të fundit në përpjesëtim botëror kanë qenë gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar në Shtetet e Bashkuara. Në premierën e projeksionit në ekran me përmasa 5 me 8 metra u mblodhën mbi 300 motoçikleta.  

“Kishte dhe njerëz të cilët në vet fillimin erdhën nga kureshtja, por presim të përfshihen në ngjarjet e ardhshme të këtij lloji, të cilat mendojmë që të organizojmë. Është normale që gjëja e re të shkaktojë një farë dyshimi. Por, gjithsesi kishte një interes dhe presim që ai vetëm të rritet. Planifikojmë dhe të  punojmë me disa klube të motoristëve në të ardhme”.

Në programin e kinemasë me makina në Sofje shpesh shfaqen jo vetëm filma, por dhe spektakle dëfryese, tregon David Levi:

“Në mbrëmjen e parë shfaqëm filmin me titull “Rokënroli” i cili tregon historinë e hard-rokut bullgar dhe të pënk-rokut nga vitet 80 dhe 90 të shekullit të kaluar. Përveç kësaj kishte dhe interpretime të rok bandave, vallëzime, fishekzjarrë....Programi qe mjaft i ngjeshur. Kishim dhe dy dyshe drejtuesish. Njëra e drejtonte regjinë e ngjarjes nga skena, kurse tjetra - dy artiste të reja dhe jashtëzakonisht të talentuara, qenë midis njerëzve dhe bënin shaka me ta. Ato shëtisnin me një “Covid-metër” të cilin ne e menduam vetë. Ai përbën një shkop me gjatësi metër e gjysmë, me ndihmën e të cilit  të mund të matet distanca fizike - deri diku dhe me shaka, por qe dhe një mënyrë origjinale të mund të respektojmë masat kundra epidemike”.

Covid-19 është shkaku kryesor për zhvillimin e projektit, por jo dhe i vetmi. Ekipi i organizatorëve është i frymëzuar dhe nga romanca e kohërave të kaluara dhe mendon se, kinemaja në makinë jep një mundësi për një përqendrim  më të mirë  në përmbajtjen dhe atmosferën e filmave:

“Kur njeriu është në kinema me makinën e tij, ai ka mundësinë të shijojë dy botë-njëkohësisht është vetëm ose në mes të kompanisë së vet, por përreth ka dhe njerëz të tjerë. Kjo krijon ndjenjën për një unitet, pa iu nënshtruar rrezikut shëndetësor. Përveç kësaj në makinë njeriu gëzon një liri të plotë personale, të cilën salloni i zakonshëm nuk mund ta propozojë. Ka dhe një element të pritjes, të së panjohurës, për shkak të faktit  se çdo gjë rastis në të hapur, nën yjet. Është shumë e rëndësishme se ofrojmë dhe kokoshka, sepse kinema pa kokoshka nuk është një kinema e vërtetë”.

Por, përse është humbur interesi ndaj këtij tipi projektimesh për një kohë kaq të gjatë dhe a është e mundur që të ruhet rritja e tanishme e interesit dhe pas evitimit të krizës me koronavirusin? Sipas David Levi, dëshira e njerëzve të vizitojnë kinema të këtij lloji vetëm do të forcohet me kalimin e kohës:

“Mbase akoma nuk e kemi kuptuar plotësisht, por prej disa muajve ne po jetojmë në një botë tjetër. Dhe ajo krijon fushë për rivendosjen e kësaj kulture, sepse njerëzit kanë nevojë për kontakte sociale dhe për komunikim me qenie të tjera njerëzore, qofshin ata dhe përmes dritares së automobilit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/David Levi dhe Autokino SILDA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD