Në vendbanimin e fshatit Brestnica, nëpër trasenë e autostradës “Hemus” arkeologët zbuluan një qytezë nga periudha Mesjetare ku dikur ka pasur veprimtari metalurgjike, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Gjatë gërmimeve fillestare, të zhvilluara në fund të vitit të kaluar, është zbuluar një qytezë nga koha e Mbretërisë së Parë Bullgare. Gjatë gërmimeve të reja janë gjetur punishte metalurgjike nga shekulli i 10, 9 me furra krejtësisht të ruajtura për shkrirjen e mineralit të hekurit, si dhe mbi 10 banesa, të gërmuara në tokë, tepër karakteristike për këtë periudhë. Midis artefakteve ka dhe shumë zbulime të tjera si shigjeta, kryqe për t’u vënë në gjoks, unaza, enë prej qeramikë e të tjera.
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..