Deri në fund të këtij muaji, adhuruesit e hekurudhës bullgare kanë mundësi të votojnë në sajtin e kompanisë për dizajnin e preferuar prej tyre të lokomotivave të rеja hekurudhore. Janë punuar 4 koncepte me mesazhe të ndryshme, të përshtatura krejtësisht me tendencat moderne evropiane. Autor i projekteve është Konstantin Pllaninski, i cili përgatit dizajnin e lokomotivave të hekurudhave sllovene, si dhe të një transportuesi privat hekurudhor në Bullgari. Dizajni i zgjedhur do t’i ofrohet për realizim firmës prodhuese. Të gjitha shpenzimet mbi projektimin dhe punimin janë të përfshira në çmimin për furnizim të lokomotivave të reja.
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..