Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqëria bullgare është e lodhur nga masat kundër Covid-19

Foto: БГНЕС

Bullgarët e pranojnë qetë pandeminë, tregon një studim i agjencisë “Gallup”. Gjatë muajit korrik 35% mendojnë se koronavirusi është një kërcënim i madh. 46% janë të mendimit se koronavirusi është si gripi dhe nuk është kaq i rrezikshëm. Më të rinjtë janë më skeptikë ndaj rrezikut. Gjysma e të anketuarve e miratojnë punën e Shtabit Operativ Kombëtar. 47% janë për punën në distancë. 46% nuk e miratojnë arsimin në distancë.

Në shoqëri vëzhgohet lodhje nga masat e imponuara dhe dëshirë për shkeljen e tyre.

Bullgaria tashmë është në vend të tretë në Evropë për nga infektimi me koronavirusin, pas Zvicrës dhe Portugalisë, paralajmëroi kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë doc. Angell Kunçev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..

botuar më 25-11-14 7.35.MD

Bullgaria i kërkon SHBA-së të shtyjë pagesën sipas kontratës për F-16

Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..

botuar më 25-11-14 6.32.MD
Bojko Borisov

Qeveria nuk do t'i japë me qira pronë të "Lukoil"-it në Bullgari

Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..

botuar më 25-11-14 3.19.MD