Rumania do të investojë miliarda për rinovimin e centralit bërthamor “Çerna Voda”
Kryeministri rumun Louis Orban deklaroi se qeveria e tij planifikon të investojë 8-9 miliardë euro suplementare në centralin bërthamor Çerna Voda. Paratë janë për rinovimin e reaktorit të parë dhe për ndërtimin e reaktorit numër tre dhe katër, njoftoi televizioni Digi 24. Duam që t’i bëjmë këto investime me partnerë seriozë nga zona euroatlantike, të cilët kanë ekspertizën teknologjitë e duhura, shtoi kryeministri. Sipas fjalëve të Orbanit qëllimi është që dy reaktorët e rinj 3 dhe 4 të përfundohen deri në vitin 2030.
Rritje e tensionit midis Turqisë dhe Greqisë
Namaz-lutja e shpallur në kishën “Shën Sofja” në Stamboll, e cila përsëri është kthyer në një xhami vepruese, e detyroi kryepeshkopin e Greqisë Jeronimos të shpallë një shërbesë kombëtare zie, njoftoi gazeta “Katimerini”. Ndryshimi në statutin e “Shën Sofjes” bëhet në sfondin e tensionit në rritje në Mesdheun Lindor. Turqia lëshoi një urdhër (NAVTEX) se deri më 2 gusht planifikon në juglindje nga ishulli grek Kastelorizo /turqisht Meis/ të zhvillojë studime sizmike. Ankaraja dërgoi ushtarakë për të ruajtur anijen kërkimore “Oruç Reis” njoftoi gazeta “Jeni Shafak”. Greqia po kështu shpalli një mobilizim ushtarak kundra aksionit. Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania e paralajmëruan Turqinë të përmbahet nga përshkallëzimi i mosmarrëveshjes, transmetoi BTA /Agjencia Telegrafike Bullgare/.
Rroga mesatare në Kroaci do të jetë 1010 euro, kurse rroga minimale 565
Parlamenti kroat miratoi përbërjen e re të qeverisë, në krye me kryeministrin dhe lider i Bashkimit Demokratik Kroat në pushtet Andrey Plenkovich. Ai deklaroi se qeveria e re do të zbatojë premtimet e veta për shtimin e rrogës mesatare dhe minimale dhe se rroga mesatare në vend për 4 vjetët e ardhshëm do të jetë 1010 euro. Plenkovich rikujtoi se në mandatin e tij të mëparshëm rroga minimale është shtuar me 100 euro dhe shpalli se rroga minimale gjatë katër vjetëve të ardhshme do të jetë më të paktën 565 euro. Kryeministri shpalli se do të realizojë dhe një premtim tjetër të vet për hapjen e akoma 100 000 vendeve të reja të punës, transmetoi agjencia HINA.
Patrikana e Beogradit filloi bisedime me autoritetet e Malit të Zi
Bashkimi Evropian i drejtoi apel qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe të vazhdojnë dialogun rreth Aktit të diskutueshëm për lirinë e fesë, njoftoi televizioni kombëtar RTCG. Qeveria dhe kleri serb nuk mundën në rrethin e parë të bisedimeve të evitojnë dallimet e veta. Patriarkana e Beogradit ripohoi se, Podgorica dëshiron që të konfiskojë pronën e saj kishtare, përfshi dhe kishat dhe manastiret në Malin e Zi. Ligji parashikon kthimin e pronave të kishave të Patriarkanës Ortodokse të panjohur nga Kisha Ortodokse Malazeze, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1919. Për shkak të masave kundra epidemike, autoritetet ndaluan zhvillimin e marsheve të protestës dhe procesione litiumi.
Mjekë serbë kërkuan shpërbërjen e shtabit kombëtar kundra Covid-19
Një grup prej 350 mjekëve në Serbi, nën emërtimin “Të bashkuar kundra Covid-19” në një letër të hapur drejtuar qeverisë dhe institucioneve kompetente, u distancuan nga Shtabi Republikan i Krizave për luftë me Covid-19. Ata kërkuan ndërrimin e shtabit, duke vlerësuar se Serbia ndodhet në “katastrofë të shëndetit publik”. Sipas TV H1 mjekët, të cilët kanë nënshkruar letrën e hapur, kërkojnë një hetim për konfuzionin në lidhje me numrin e të sëmurëve dhe të vdekurve, të cilët dallohen djeshëm nga statistika zyrtare. Të pakënaqurit pohojnë se ka fshehje të të dhënave dhe kërkojnë ndërprerje të frikës dhe të presionit politik mbi mediat.
E thirrën Ali Ahmetin të dëshmojë në Hagë kundër Presidentit të Kosovës
Lajmi se lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është i ftuar nga prokuroria e Tribunalit në Hagë në momentin e negociatave për formimin e qeverisë, oshtiu si një bombë në Maqedoni, shkruan gazeta e pavarur e Shkupit “Nezavisen vesnik”. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim komenton se është i thirrur vetëm si dëshmitar në procesin për krime ushtarake kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Por, pozita politike dhe më tepër pozicioni negociues i Ahmetit është tronditur në mënyrë dramatike. Në qoftë se u bëjmë një parafrazim të fjalëve të vetë Ahmetit, “Haga u shkurtoi krahët shqiponjave nga Bashkimi Demokratik për Integrim “, përgjithëson gazeta “Nezavisen vesnik”.
Kosova është e shqetësuar nga armatimi i Serbisë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj shprehu shqetësim se Serbia po armatoset me dronë dhe raketa nga Kina. Haradinaj postoi në faqen e saj zyrtare në Twitter se armatimi i vazhdueshëm i Serbisë me armë kineze dhe ruse përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Autor: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..