Dje në mbrëmje tensioni i protestave u rrit para godinës së Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT). Protestuesit bllokuan godinën me kërkesë për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Emill Koshllukov dhe dy orë nuk lejuan që nga ajo të dalin kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it Daniella Daritkova dhe liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova, të cilat morën pjesë në programin televiziv “Panorama”.
Me përjashtim të këtij incidenti protesta në kryeqytet dhe në mbarë vendin kaloi qetë. Sot për të shtatëmbëdhjetën mbrëmje me radhë demonstruesit do të takohen para godinës së Këshillit të Ministrave me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit.Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis 5 dhe 13 tetorit 2025, me pjesëmarrjen e 801 qytetarëve të rritur bullgarë. Nëse në prill..
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka kulturore “Svetlina-1928”. Aktiviteti fillon sot në orën 11:00, në sheshin qendror të fshatit. Programi..
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri..
Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë...
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do..