Më 27 korrik krahas Shën Klimenti i Ohrit dhe Shën Shtatë Shenjtorët, Kisha Ortodokse Bullgare respekton kujtesën e Shën Martirit Pantalejmon. Emri i tij do të thotë mëshirë. Ky shenjtor njihej ndër njerëzit si mjek dhe shërues. Me vetëmohim të paparë ai u ndihmonte të varfërve dhe të sëmurëve.
Pasi u pagëzua në fenë e krishtere si dhuratë mori aftësinë për të shëruar dhe për të bërë çudira. Shën Pantalejmon u vra në vitin 305 pas torturave të egra në kohën e perandorit Maksimilian.
Sot shumë kisha dhe manastire bullgare e mbajnë emrin e Shën Pantalejmonit. Ai është mbrojtës i një numër të madh spitalesh, qendrash mjekësore.
Në popull ai njihet edhe si Pantalej, Pantalej i Ujit, Pantalaj Udhëtari... Në të kaluarën e largët ekzistonte besimi se Ditën e Shën Pantalejmonit lejlekët dhe dallëndyshet filluan të mblidhen në tufë për të përgatitur për shtegtimin e gjatë deri në vendet e ngrohta.
Besohet se Shën Pantalejmon mbron njerëzit nga sëmundje dhe mund të shërojë të sëmurët. Në rajonin e malit Stranxha ditën e këtij shenjtori të sëmurët ndizeshin qiri, mblidheshin vesën nga gjethet dhe e pinë për shëndet.
Kulti ndaj këtij shenjtori lidhet edhe me përfytyrimet popullore se ai është mbrojtës i stuhive verore, shirave të dendura dhe përmbytjeve. Që këtu vjen edhe emri i tij Pantalejmoni i Ujit. Në të kaluarën gratë brumosnin bukë dhe i shpërndanin për nder të tij që të mos ketë breshër, stuhi, përmbytje....
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..