Për të nëntëmbëdhjetën mbrëmje me radhë në Sofje dhe në disa qytete të mëdha të vendit ka protesta antiqeveritare. Një grup të rinjsh nga Pleveni, të cilët kanë ardhur për protestën e së dielës në kryeqytet, thanë para BNR-së se masat sociale dhe ekonomike të paraqitura nga Bojko Borisovi në ndihmë të biznesit dhe të të prekurve nga koronavirusi duhej të aplikoheshin para 3 muajsh.
Të pakënaqurit kanë organizuar dy aktivitete – Performancë me dorëheqje në masë para centralit të partisë në pushtet GERB dhe një mbledhje e përgjithshme e qytetarëve para Presidencës, e cila do t’i drejtojë kërkesë Parlamentit për të shqyrtuar dorëheqjet e Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit.Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..