Katër varre nga më se 8000 vjet zbuluan arkeologët në vendbanimin e epokës së neolitit “Sllatina” në Sofje. Skeletet janë të tre të moshuarve dhe të një fëmije , bëri të ditur zëvendëskryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave Vasill Nikollov, cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare /BTA/.
Vendbanimi ka ekzistuar rreth 500 vjet nga fundi i mijëvjeçarit të VII deri në mesin e mijëvjeçarit të VI para Krishtit dhe është krijuar nga të ardhur nga Azia e Vogël.Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..