“Aktualisht po krijojmë infrastrukturën e rajonit verior dhe veriperëndimor të Bullgarisë. Çdo muaj shihet avancimi i autostradës “Hemus”. E gjithë kjo bëhet për të rinjtë”. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov, i cili inspektoi ndërtimin e disa copëzave të autostradës “Hemus” në territorin e qyteteve Shumen dhe Tërgovishe. Për këtë informoi qendra qeveritare e shtypit.
Përfundimi i ndërtimit të kësaj autostrade e cila lidh kryeqytetin me një nga regjionet më të varfra të Bullgarisë parashikohet për vitin 2024.
Para kësaj kryeministri inspektoi edhe realizimin e gazsjellësit "Rryma Ballkanike”, ku theksoi, se ky projekt do të larmojë furnizimet e gazit për Bullgarinë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..