Gjatë javëve të fundit po vëzhgohet ulje e moshës së të infektuarve me Covid-19 në vend. Por në grupin e rrezikuar po vazhdojnë të jenë pacientët e moshës mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje shoqëruese, komentoi para BTV-së kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë doc. Angell Kunçev.
Gjysma e pacientëve të rinj që mjekohen në spitale janë nën 65 vjeç. Po rriten rastet e rrjedhës së rëndë të sëmundjes, kur pacienti nuk vuan nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i testeve pozitive po mbetet rreth 5%, shtoi Kunçev dhe shprehu shqetësim se po afrohemi me kufirin kritik të të hospitalizuarve. Tani ata janë 699. Në rast se arrijnë 1000 sistemi i shëndetësisë do të ndeshet me vështirësi serioze. Kunçev shtoi se madje atëherë nuk pret kthim të masave të mëparshme kufizuese.Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..
Deri në mes të dhjetorit, në të gjitha njësitë ushtarake të vendit do të ketë simulatorë për pilotimin e dronëve, tha komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral-major Dejan Deshkov. Në poligonin “Ljuljak” pranë qytetit Stara Zagora ai saktësoi se dronët..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë..
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më..