Njerëzit kanë të drejtën e protestimit, por bllokimi i tërë qytetit nuk është i pranueshëm, deklaroi në eterin e televizionit BTV Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Me rastin e ditës së 21 të protestave në kryeqytet dhe bllokimit të disa prej udhëkryqeve ajo tha se Bullgaria është një shtet demokratik dhe çdonjëri e ka të drejtën e protestës, por nuk pranon bllokadat dhe provat për arrestime civile.
Sipas Zaharievës shoqëria civile është një prej korrigjuesve të pushtetit, por tashmë njerëzit në rrugë janë më pak sesa ishin në fillim të protestave.
Është e papërgjegjshme që 6 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare të kërkohen dorëheqje. Demokracia është zgjedhje në çdo katër vjet.Paraqita një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..
Këshilli për bashkëqeverisje shqyrtoi në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin e ardhshëm dhe propozimin për rotacionin e kryetarit të Kuvendit Popullor. Vendosja e një kryesimi i rotacionit të Kuvendit Popullor do të firmoset të mërkurën, më 29..
Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Rumanisë, njoftoi ministri për fondet evropiane Dragoș Pîslaru, i..