Presidenti Rumen Radev ve veton mbi ndryshimet në Ligjin për Pasuritë Nëntokësore, të miratuara nga parlamenti më 22 korrik 2020. Kjo u njoftua në sajtin e Presidencës. Udhëheqësi i shtetit nuk është dakord me rregullore të veçanta lidhur me koncesionet e nxjerrjes së mineraleve, si zgjerimi i të drejtave të koncesionerëve, mundësitë për zgjatjen e afatit të koncesioneve dhe krijimi i rreziqeve ekologjike. “Koncesioneri fiton mundësi të zgjeruara të realizojë veprimtari jashtë skicave të burimit dhe të ndërhyjë në mjedisin dhe në peizazhin, duke krijuar rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve”, u argumentua presidenti.
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..
Për mungesë kronike të personelit në sektorin e verërave, raportojnë prodhuesit nga rajoni i Plovdivit. Gjithnjë e më pak të rinj duan të punojnë si teknologë. Industria ka frikë se profesioni mund të zhduket me kalimin e kohës. Çdo vit, rreth 250 teknologë..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..