Me urdhër të koordinuar midis Ministrisë së Rinisë dhe të Sportit dhe Ministrisë së Shëndetësisë lejohet qëndrimi në Bullgari i shtetasve të huaj pjesëmarrës ose organizatorë të garave sportive ndërkombëtare. Pavarësisht nga ku vijnë ata nuk do të vihen nën karantinë 14 ditore me të ardhur në Bullgari. Në rast domosdoshmërie duhet të prezantojnë PCR test negativ.
Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për Bullgarinë në garën më elitare në këtë sport. Kampionia olimpike e Tokios 2020 luajti pesë ndeshje..
Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku. Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit...
Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..