Në luginën e qytetit Razllog, në rrëzat e tri maleve të shkëlqyera bullgare Rodopi, Rilla dhe Pirin gjendet fshati piktoresk Banja. Vetëm në disa kilometra largësi nga vendpushimi malor Bansko, qyteza sikurse mbetet pa u vënë re nga turistët, të cilët hedhin vështrim drejt kreshtave madhështore të malit Pirin. Profesionalistët turistikë nga rajoni si dhe banuesit vendas janë të mendimit se bumi i madh i fshatit Banja si një SPA qendër turistike ende do të jetë duke u zhvilluar. Dhe pas kësaj bindjeje ka fakte konkrete: Në Banja ka 72 burime minerale me një temperaturë të ujit 58 gradë. I kanë përdorur për qëllime shëndetësore që trakët e lashtë dhe romakët. Por, pasuria natyrore kombëtare akoma nuk është e përdorur në mënyrë të mjaftueshme. Për traditat dhe të ardhmen e SPA turizmit në këtë krahinë lexoni në publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë Fshati Banja - histori dhe SPA në rrëzat e tri maleve.
Ditën e dyzetë pas Ngjalljes së Tij, Zoti Jezu Krisht iu shfaq dishepujve të Tij për herë të fundit. Kur Apostujt u mblodhën për lutje, Krishti iu shfaq atyre, foli me ta dhe i udhëhoqi në Malin e Ullinjve pranë Jerusalemit. Bashkë me ta ishte edhe..
Pas një rezervimi të kryer, një makinë shtypi e shekullit të 19-të nga shtypshkronja e Hristo G. Danovit, themeluesit të botimit bullgar të librave, erdhi të jetonte përsëri në Plovdivin e Lashtë. Në shtëpinë-muze të Danovit (në rrugën..
Shën Mbreti Boris-Mihaill - pagëzori i bullgarëve, ishte një i afërm i Shën Martirit Princ Bojan Bullgar. Ai negocioi me Papaën Nikollaj për pagëzimin, por pranoi besimin e krishterë nga Lindja - Kostandinopoja. Për këtë patriku Fotij i..