Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Vendet nga Ballkani Perëndimor kërkojnë rrugëdalje të përbashkët nga kriza lindur nga koronavirusi

Foto: arkiv

Miratimi i masave praktike për thellimin e  bashkëpunimit regjional ekonomik dhe për rivendosjen nga kriza ekonomike, e shkaktuar nga Covid-19, qenë qëllimet kryesore në internet takimin e liderëve të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Udhëheqësit e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë janë marrë vesh të punojnë për zhdukjen e barrierave, të cilat pengojnë për rritjen ekonomike por, po kështu dhe për forcimin e konkurrencës afatgjatë të regjionit dhe kthimin e tij në një vend tërheqës për investuesit, informon botimi kosovar “Koha Ditore”, cituar nga Agjencia “Fokus”. Ata kanë përshëndetur dhe angazhimin e Korporatës Amerikane për Financimin e Zhvillimit (US Development Finance Corporation) t’u japë prioritet investimeve në regjion.


Bisedime të vështira midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel

Foto: arkiv

Në Bruksel u zhvillua takimi i dytë ekspert në kuadrin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Ndërmjetës në bisedimet qe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis të dyja vendeve Mirosllav Llajçak. Për këtë njofton gazeta kosovare “Gazeta Express”, e cituar nga Agjencia “Fokus”. Delegacioni nga Beogradi kryesohej nga drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Marko Xhuriç, kurse ai kosovar nga koordinatori shtetëror për dialog Skënder Hyseni. Pas takimit Xhuriç ka njoftuar  përpara gazetarëve se mjaft të vështira kanë qenë bisedimet në lidhje me kthimin e personave  të zhvendosura dhe statusin e tyre. Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët rreth 107 mijë veta kanë dalë nga Kosova. Pjesa më e madhe prej tyre jeton në Serbi, kurse të tjerët në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.


Turqia miratoi ligj për rregullimin e mediave sociale

Foto: BGNES

Parlamenti turk miratoi ligj për rregullimin e mediave sociale. Sipas kritikëve të pushtetit  ai do të shtojë censurën në vend dhe qasjen e shoqërisë në partitë opozitare. Për këtë njofton Agjencia Rojters, e cituar nga gazeta “24 orë”. Ligji i ri kërkon që mediat e huaja sociale të emërojnë përfaqësues turk, të cilët të përgjigjen përpara autoriteteve, në qoftë se ata nuk janë dakord me përmbajtjen. Përmbajtja  e pa miratuar duhet të zhduket në kuadrin e 48 orëve. Në rast të kundërt do të imponohen gjoba. Sipas presidentit turk Rexhep Erdogan “shtimi i veprimeve jo morale në internet vjen nga mungesa e rregullave. “


Greqia lidhi marrëveshje me një firmë turke për furnizimin e 50 avionëve pa pilot

Foto: krbmetaldetectors.com

Greqia ka lidhur marrëveshje me një firmë turke për furnizimin e 50 avionëve pa pilot. Për këtë njofton televizioni turk CNN Turk, i cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Marrëveshja është e nënshkruar nga Ministria Greke e Mbrojtjes dhe Firma Turke “Assuva”. Firma tanimë i ka dorëzuar dy drone Greqisë  Proton Elic RB-128, testet e të cilave kanë kaluar me sukses. Nga “Assuva” kanë njoftuar se kjo është marrëveshja e parë e kompanisë për eksport për një vend - anëtar të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.


Reagime të stuhishme në Serbi për shkak të ndërrimit të emrave të rrugëve në Beograd

Foto: Facebook / Горан Весић

Një ndërrim i planifikuar i emrave të rrugëve të Beogradit, emrat e të cilëve janë “nocione gjeografike nga republikat e ish Jugosllavisë”, shkaktoi reagime të stuhishme në Serbi, njofton redaksia e edicionit serb të BiBiSi-së, cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Sipas zëvendës-kryetarit të Bashkisë së Beogradit Goran Vesiç duhet të ndryshohen emrat e rrugëve, të cilat janë të lidhura me “vende të cilat  fshijnë çdo gjë e cila kujton për diçka serbe”. Si shembull ai vuri në dukje se do të ndërrohen emrat e rrugëve si Splitska, Ljubljanska, Saraevska, të cilat mbajnë emrat e qyteteve, “në të cilat nuk ka rrugë Bellgradska”. Emrat e disa prej këtyre rrugëve janë më të vjetra nga ish shteti i përbashkët Jugosllavia. Shumë prej tyre janë të emërtuar me toponime nga Ballkani akoma në fund të shekullit të 19, thotë për BiBiSi-në historiania Dubravka  Stojanoviç. Sipas saj vendimi për ndërrimin e emrave është afirmimi  i “valës së re të nacionalizmit“ në Serbi, që ka për qëllim të devijojë vëmendjen e qytetarëve nga problemet aktuale.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

 Foto: Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut

Organizata e emigrantëve alarmon BE-në për procesin kundër bullgarëve në Manastir

Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..

botuar më 25-01-29 1.18.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..

botuar më 25-01-26 8.05.PD
Rumen Radev

Presidenti Radev shpreson se Maqedonia e Veriut do të tregojë vullnet politik dhe do të hapë rrugën e saj drejt BE-së

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..

botuar më 25-01-22 5.58.MD