Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarë jashtë shtetit po bëhen gati për “stafetë të protestës”

Protestë në Bruksel
Foto: BGNES

Protestat me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë dhe të prokurorit të përgjithshëm kanë një jehonë gjithnjë e më të gjerë jashtë shtetit - si mes mediave të huaja, kështu dhe mes diasporës bullgare.

Bullgaria mbetet në zemrën e pjesës më të madhe të bashkatdhetarëve tanë, por një pjesë e madhe prej tyre nuk duan që të kthehen, derisa të mos të ndodhin ndryshime radikale në drejtimin e vendit, deklaruan përpara Radio Bullgarisë bashkë organizatorë të protestave në qytetin gjerman Munih dhe në kryeqytetin austriak Vjenë. Me këtë motivacion ata aktivisht përfshihen në pakënaqësinë civile dhe nuk kanë ndërmend të heqin dorë. Në kryeqytetin austriak madje ka një grup të posaçëm të formuar, në të cilën është dhe Dimitër Mollovi.

Protestë në Berlin

“Ideja e organizatës sonë është që ajo t’u tregojë Evropës dhe botës se çfarë po ndodh në Bullgari - sqaroi ai. Një ditë ajo mund të ketë përfaqësi në Sofje dhe të ushtrojë presion mbi të gjitha administratat shtetërore mbi çështje më të rëndësishme për bashkatdhetarët tanë. Organizata jonë në asnjë mënyrë nuk është e angazhuar politikisht. Ne jemi bullgarë të vërtetë atdhedashës dhe çdo gjë të cilën e bëjmë është vullnetarisht.”

Ditën e diel do të ketë një protestë të tretë të bullgarëve në Vjenë, ku për herë të dytë do të jetë nën formën e një parakalimi nëpër rrugën kryesore dhe do të përfundojë përpara njërit prej simboleve të qytetit - Katedralës “Shën Stefani”. Organizuesit shpresojnë që parakalimi të kthehet në një farë stafete, ndaj së cilës bashkohen bullgarë dhe nga qytetet e tjera të botës.

Protestë në Vjenë

“Deri në këtë moment përkrahjen e vetpër një ide të ngjashme e kanë ripohuar bullgarët nga Londra, Oslo, Këln, Praga, Berlin, Madrid , Montreal dhe Vjena. Presim që ndaj organizatës sonë të përfshihen akoma Shtutgard, Munih, si dhe qytete nga Italia dhe Spanja. Kemi akoma disa ditë deri në ditën e diel, që të mund të aktivizohen dhe të tjerët. Parashikojmë të dalim me një peticion të përbashkët deri tek institucionet evropiane”.

Në një traditë po kthehet dhe protesta e ditës së diel e bullgarëve, përpara ambasadës së vendit tonë në Berlin. Gjatë javës së kaluar bashkatdhetarët tanë protestuan përpara centrales së Bashkimit të Krishterë Demokratik* në kryeqytetin gjerman, me pyetje drejt politikanëve - nëse janë të sigurt në përkrahjen e vet për partinë bullgare GERB.

Protestë në Londër

Një protestë të dytë po përgatisin më 2 gusht dhe bullgarët në Munih. Ajo po kështu do të kalojë nën formën e një procesioni, kurse bashkë organizatori Mirosllav Todorov pret që në të, të përfshihen rreth 200 veta. Janë të ftuar njerëz nga e gjithë provinca e Bavarisë. Krahas me kërkesat e përgjithshme, bullgarët në Munih këmbëngulin dhe për reforma në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Ministria e Punëve të Jashtme, pavarësisht nga ndryshimet e bëra gjatë viteve, nuk është ajo që duhet të jetë, për një bashkësi të tillë si ajo bullgare jashtë kufirit. Ne duam dialog civil dhe për më tepër puna nëpër vende për hapjen e seksioneve të reja zgjedhore kudo, ku mund t’i ketë. Këmbëngulim për një sjellje adekuate nga ana e konsujve të përgjithshëm.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: dw - arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të mbizotërojë vota e protestës është pyetja e madhe në këto zgjedhje

“Nëse duhet të bëjmë një krahasim mes Bullgarisë dhe Holandës, të dyja vendet vitin e fundit ranë në një situatë të vështirë lidhur me pamundësinë e formimit të qeverisë. Duheshin krijuar koalicione jashtëzakonisht të vështira dhe kjo nuk mund të..

botuar më 24-06-09 10.15.PD

Bullgaria voton për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian

Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20..

botuar më 24-06-09 7.15.PD

Kopshti zoologjik i kryeqytetit me një shtesë të re të kolobusit ekzotik

Një grup majmunësh jashtëzakonisht të bukur dhe ekzotikë - majmunët kolobus – janë sjellë në kopshtin zoologjik të Sofjes. Kolobusi tani mund të shihet në ndërtesën e dytë të majmunëve dhe për ta janë përgatitur disa nga rrethimet më të bukura të mëdha..

botuar më 24-06-08 2.30.MD