Në fillim të ditës së 26-të të protestave në Sofje mbeten të bllokuar tri udhëkryqe kryesore – pranë Presidencës, para Rektoratit të Universitetit të Sofjes dhe Ura e Shqiponjave. Mbrëmja e 25-të e protestave në kryeqytet kaloi pa shkelje serioze të rendit shoqëror, njoftuan nga qendra e shtypit e Ministrisë së Brendshme. Nuk ka arrestuar. Pas orës 21 filloi shëtitja e protestuesve nëpër rrugët qendrore të Sofjes. Në rajone të veçanta të lëvizjes protestuesit u orvatën t’i pengojnë trafikut. Policia e cila i cilësoi protestat si të parregullta u bëri thirrje protestuesve të respektojnë rendin shoqëror, transmetoi BTA. Në një brifing kryeinspektori Krasimir Stojdinov nga Policia e Sigurimit tha se po kërkohet bilanc.
Dy ditë e net protestuesit nga qyteti Stara Zagora mbeten në vend me kërkesë të bëjnë një protestë për të bllokuar autostradën “Trakija”. Për arsye të sigurisë policia refuzon këtë protestë. Prandaj protestuesit bllokojnë daljen e qytetit Stara Zagora drejt autostradës “Trakija”.
Ditën e diele u bllokua pjesërisht autostrada E-79 pranë qytetit Bllagoevgrad, gjë që e vështirësoi lëvizjen për në Greqi dhe për në Sofje dhe si rezultat u formuan rreshta më se 4 kilometra, njoftoi RKB.Në një intervistë për bTV kryetari i Këshillit Drejtues të Agjencisë “Infrastruktura rrugore” Georgi Terzijski theksoi, se ligji ndalon demonstrata në rrjetin rrugor kombëtar të cilët rrezikojnë sigurinë e lëvizjes.
Më 2 gusht qindra bullgarë jashtë shtetit dolën në protestë me parullën “Nuk jeni vet!”. Me protesta të përbashkëta bashkatdhetarët tanë përkrahin kërkesat e protestuesve në Bullgari.Për shkak të zonave kohore protestat zhvillohen si stafetë në Vjenë, Amsterdam, Berlin, Këln, Londër, Madrid, Manhajm, Montreal, Mynih, Oslo, Paris, Pragë, Toronto, Shtutgart.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..