Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e 27 e protestave po vazhdon me bllokim të trafikut

Kampi i çadrave në Varna
Foto: Rumen Sarandev

Ditën e 27 të protestave antiqeveritare në Sofje mbeten të bllokuara nga kampet e çadrave tri udhëkryqe kryesore në qendër të kryeqytetit.

Në kryeqytetin tonë detar Varna një kamp çadrash para Bashkisë bllokoi udhëkryqin kryesor dhe ndryshoi trafikun e 6 linjave të transportit urban. Bllokada shkaktoi pakënaqësinë e kalimtarëve dhe madje ka një qytetar të dëmtuar, transmetoi BNR-ja.

Tashmë pesë ditë me radhë po vazhdon bllokada në rrugën Stara Zagora – Haskovo. Rreth 20 veta në kampin e çadrave afër Aeroportit të Stara Zagorës po vazhdojnë të ngulin këmbë që të lejohen për të protestuar në autostradën “Trakia”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..

botuar më 25-11-10 7.35.MD

Çështja e ekstradimit të pronarit të një anijeje të lidhur me një shpërthim në Liban shtyhet

Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..

botuar më 25-11-10 5.26.MD
Rosen Zheljazkov

Menaxheri shtetëror në “Lukoil” mund të jetë më shumë se një individ

Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..

botuar më 25-11-10 3.18.MD