Ultramaratonisti Vlladimir Stavrev filloi vrapimin e një distance prej 721 kilometrash në itinerarin “Danubi Ultra” i cili është paralel i rrjedhës së lumit Danub nga fshati Kudelin deri në fshatin Duran Kullak pranë Detit të Zi. Maratonisti tashmë ka kaluar përmes qytetit Mezdra, para kësaj edhe përmes qyteteve Vidin, Dunavci, Llom Kozlloduj, etj. Pritet që në kuadrin e një jave ai të kalojë tërë itinerarin.
Vlladimir Stavrev ka qëllim të kalojë trasenë më të gjatë turistike në Bullgari – itinerarin për çiklistë “Danubi Ultra”, që të popullarizojë mbi 100 vendbanimet në trase.
Në sajtin e organizatorëve ka një hartë ku vëzhgohet online lëvizja e vrapuesit.Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..