Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dorëzuan certifikata investimi për 55 mln euro

Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov
Foto: BGNES

Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov dorëzoi 4 certifikata për investime të klasës “A”, bëri të ditur Zyra e Shtypit pranë Ministrisë.

“Harmony 2012” në Kërxhali investon 23 mln euro në një instalim për përpunimin e materialeve që përmbajnë zink. “Alcomet” në Shumen investon 13 mln euro që të rritë dhe të modernizojë prodhimin e shoqërisë në auto-sektor. 5 mln euro investon “Tehnojon” në uzinën për përpunim hidrometalurgjik dhe për prodhimin e bakrit të katodës në qytetin Devnja të rrethit të Varnës. Projekti i katërt është për “Zgjerimin e bazës së Lufthansa Technik” në Sofje për 14 mln euro”.

Ministri vuri në duke se që nga fillimi i vitit 2020 janë dhënë 18 certifikata për investime të klasës “A” me vlerë të përgjithshme 207 mln euro që kanë hapur 2602 vende të reja pune.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Toka bujqësore në Bullgari vazhdon të bëhet më e lirë

Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..

botuar më 25-03-28 9.14.PD
Simeon Djankov

Ish-Ministri i Financave Simeon Djankov kryeson Këshillin Fiskal

Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar,..

botuar më 25-03-27 3.56.MD

Në Burgas filloi prodhimi i mjeteve të blinduara ushtarake

Uzina e parë bullgare e automjeteve të blinduara e kompanisë "International Armored Group" filloi prodhimin e saj në qytetin Burgas. Kjo bëhet në partneritet me kompani nga industria jonë e mbrojtjes, si dhe me organizata ushtarake, shkencore dhe..

botuar më 25-03-25 1.23.MD