Ditën e 28 të protestave antiqeveritare në Sofje për shkak të konferencës së partisë GERB në “Sofja Tehpark” organizata “Rrjet proteste” thirri një “kontra-konferencë masive për dorëheqje”.
Në kryeqytet mbeten të bllokuara tri udhëkryqe kryesore, transmetoi një korrespondent i BNR-së.
Para mesnatës dhjetëra protestues bënë provë që të bllokojnë me kamp çadrash trafikun drejt pikëkalimit kufitar për në Turqi “Kapitan Andreevo”. Pasi u zhvilluan bisedime me protestuesit ata u rrethuan dhe u shtynë nga policia.
Grupi në Facebook “Nuk e përkrah protestën” grumbulloi nënshkrime në përkrahje të ankesës në Prokurori për huliganizëm dhe cinizëm nga ana e protestuesve, bëri të ditur BNR. Ankesa është kundër bllokimit të udhëkryqeve, ndërsa iniciatorët e saj mbrojnë të drejtën e vet të lëvizjes së lirë, të punës dhe të pushimeve.Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..