Protestat antiqeveritare në Bullgari po vazhdojnë. Mbeten të bllokuara nga kampet e çadrave tri udhëkryqe kryesore në Sofje, transmetoi BNR. Bllokadat vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve që nuk protestojnë. Protestuesit po vazhdojnë të ngulin këmbë për dorëheqjen e tërë qeverisë, të kryeprokurorit dhe të drejtorit të Televizionit Kombëtar Bullgar.
Ditën e 29 të protestave qytetarë të pakënaqur nga Lloveçi shpallën para BNR-së se planifikojnë të bllokojnë lëvizjen në rrugën Sofja-Varna. Në Sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”) në Plovdiv nga ora 20.00 deri në orën 21.30 protestuesit do të bllokojnë 4 bulevarde.
Bullgarët në Gjermani do të protestojnë para kancelarisë në Berlin që të kërkojnë që kancelarja gjermane Angela Merkel të deklarojë pozitën e saj për ngjarjet.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..