Thesari tatar nga kalaja Kaliakra do të mbetet në kompleksin arkitekturor “Dvoreca” në qytetin Ballçik deri në fund të muajit tetor, që të mund turistët të shijojnë eksponatet e zbuluara gjatë vitit 2018. Afro njëmijë sende kanë qenë të vendosura në një enë prej balte nën dyshemenë e një dhome, të djegur në fund të shekullit të 14. Zbulimi i cili ruhet në Muzeun Historik Kombëtar, përmban monedha të arta dhe të argjendta, zbukurime të arta, gurë të çmuar, aplikacione dhe tokëza, kopsa prej bronzi dhe prej argjendi. Mes tyre shumë të vlefshme janë dhe 8 monedhat veneciane, të quajtura Zecchino d’Oro, të punuara prej një floriri me një cilësi të lartë me pamjen e dozhëve të atëhershëm. Supozohet se thesari ka qenë pronë e një udhëheqësi ushtarak tatar nga hordhia e Aktavit.
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të bashkatdhetarëve tanë në Krahinat Perëndimore ( rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e..