Piktura mësimore dhe piktura me bojëra uji të piktorit me famë botërore me prejardhje bullgare Kristo janë të ekspozuara në Galerinë Artistike të Qytetit në Varna. Krijimet janë nga koha kur Hristo Javashev ka mësuar në Akademinë Kombëtare Artistike. Në ekspozitën “Kristo - etyde të hershme” mund të shikohen po kështu postera me autografet e Kristos dhe të bashkëshortes së tij Zhan-Klod, të cilët dokumentojnë disa nga paketimet emblematike të godinave. Në galeri janë paraqitur dhe kopje të dy portreteve nga vitet studentore të krijuesit - të artistes Graciella Bëçvarova nga viti 1954 dhe të piktores Dora Boneva nga viti 1956, si dhe një material të pasur dokumentar për Kriston dhe për historinë e tij fisnore, për truallin fisnor, fotografi të familjes. Ekspozita me eksponate nga përmbledhja e muzeut të Akademisë Kombëtare Artistike do të mbetet në kryeqytetin detar deri më 25 gusht.
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..