Ofertat e punës janë ulur 40% gjatë vitit të fundit, tregojnë të dhënat e platformës më të njohur në Bullgari për oferta në tregun e punës, cituar nga reporterët e BNR-së. Të dhënat janë për muajin korrik të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
Vetëm gjatë muajit të fundit ofrimi i vendeve të punës është kufizuar 9%.
Ulje të ofertave ka në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë. Më e madhja është në hoteleri dhe shërbimet e restoranteve, të pasuar nga shëndetësia dhe farmacia, ndërtimi dhe veprimtaritë administrative.
70% e ofertave të publikuara të punës janë përqendruar në Sofje, Varna, Plovdiv, Burgas, Ruse dhe Stara Zagora.Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..
Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për..