Që nga fillimi i vitit lira turke është zhvlerësuar me 19%
Lira turke ra deri në nivelin e vet më të ulët kundrejt dollarit që nga fillimi i krizës me koronavirusin. 1 dollar këmbehej për 7,307 lira, duke e tejkaluar nivelin e mëparshëm më të ulët prej 7,26 gjatë majit. Që nga fillimi i vitit zhvlerësimi i parave turke është me 19% njoftoi agjencia Bloomberg. Banka Qendrore Turke shpalli se, po e ndjek nga afër zhvillimin e situatës dhe do të përdorë të gjitha instrumentet e pranishme për pakësimin e luhatjeve të tepërta në kurs. Kriza e lirës është si rezultat i inflacionit të larte, i saldos negative të bilancit aktual të pagesave dhe i presionit të qeverisë për një kredi të lirë për stimulimin e ekonomisë, e cila qe dobësuar dhe përpara pandemisë nga koronavirusi. Analizatorët e cituar nga Bloomberg shënojnë se, tensioni në rritje midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian po kështu ushtron ndikim mbi lirën.
Greqia dhe Egjipti kanë përcaktuar zonat e tyre ekonomike në Mesdhe
Greqia dhe Egjipti firmosën në Kajro marrëveshje për përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike midis të dyja vendeve në Detin Mesdhe, njoftoi agjencia Reuters. Pas ceremonisë, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias tha se, marrëveshja është plotësisht e kundërt me memorandumin e mirëkuptimit midis Ankarasë dhe Tripolit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së sotme dokumenti midis Turqisë dhe Qeverisë Libiane të Pëlqimit Kombëtar përfundon aty, ku e ka vendin që nga vet fillimi, në koshin e plehrave, shtoi Dendias. Ankaraja deklaroi se, nuk e njeh marrëveshjen e nënshkruar nga Greqia dhe Egjipti. Turqia lëshoi një paralajmërim për zhvillimin e të shtënave ushtarake detare rreth Antalias më 10 dhe 11 gusht.
Franca dhe Qiproja hynë në një nivel të ri të bashkëpunimit ushtarak
Nga data 1 gusht hyri në fuqi marrëveshja për një bashkëpunim mbrojtës midis Qipros dhe Francës, të firmosur më 4 prill 2017, njoftoi botimi qipriot “Liberal” (Φιλελεύθερος). Marrëveshja po e thellon bashkëpunimin në sigurinë energjetike dhe detare, në paralajmërimin e hershëm dhe drejtimin e krizave, si dhe në luftën me terrorizmin dhe piraterinë. Në një nivel ushtarak marrëveshja parashikon bashkëpunim në armatim dhe në teknologjinë mbrojtëse, një trajnim të përbashkët të ushtarakëve dhe kryerjen e operacioneve shpëtimtare dhe të trajnimit. Franca e përkrahu Qipron në kundra vënien me Turqinë për të drejtat mbi rezervat potenciale të gazit natyror në Mesdheun Lindor.
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për demokracinë në Serbi
Përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer deklaroi se, Shtetet e Bashkuara janë të përkujdesur për Serbinë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Diplomati saktësoi se, ka parasysh zgjedhjet e fundit, protestat në qytetet e ndryshme dhe hetimin kundër financimit të gazetarëve, organizatave joqeveritare dhe shoqatave civile. Palmer ju referua dhe raportit të ”Freedom House”, sipas të cilit Serbia prapa mbeti dhe nga kategoria demokraci gjysmë e konsoliduar dhe është e vënë në kolonën “regjim hibrid”. Sipas Palmerit, zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi nuk u kanë dhënë mundësi të mjaftueshme për zgjedhje qytetarëve. Po e përkrahim të ardhmen evropiane dhe perspektivën e Serbisë. Por që të mund të arrihet sukses, Serbia duhet të kuptojë se çfarë përbën zhvillimi i reformave demokratike, nënvizoi Palmer.
Pronarët e restoranteve në Rumani kërkojnë hapjen e lokaleve
Qarkullimi i hoteleve, restoranteve dhe kafeneve në Rumani është ulur 7% kundrejt vitit 2019. Mbi 40% nga operatorët kanë ndaluar veprimtarinë e tyre për shkak të pandemisë, vihet në dukje në letrën e hapur të industrisë drejtuar kryeministrit Ludovic Orban, transmetoi sajti Ziare.com. Sipërmarrësit në sektor pohojnë se janë trajtuar në mënyrë jo korrekte nga qeveria në krahasim me industritë e tjera dhe shprehin shqetësim prej efekteve katastrofike të pandemisë. Asociacioni i pronarëve të hoteleve dhe të restoranteve në Rumani pohon se, përpara pandemisë qarkullimi i tyre ka qenë rreth 5 miliardë euro në vit, kurse në sektor kanë punuar 400 000 veta ose 10% nga nëpunësit në sektorin privat. Ata janë të pakënaqur se Orban refuzon që të diskutojë hapjen e restoranteve, derisa të mos konstatohet tendenca drejt pakësimit të rasteve të rejatë COVID-19.
Zoran Zaev do të zgjedhë se me cilën nga partitë shqiptare do të hyjë në koalicion
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate në Maqedoninë e Veriut Zoran Zaev deklaroi se, se është i bindur se do të formojë një qeveri stabile dhe të suksesshme me një mandat 4 vjeçar. Zaev sqaroi se, është i sigurt në suksesin e qeverisë së ardhshme mbi bazën e rezultateve zgjedhore, të mungesës së problemeve midis maqedonasve dhe shqiptarëve në vend dhe të mungesës së problemeve me fqinjët Greqia dhe Bullgaria në një plan regjional. Ai shpalli se do të zgjedhë se me cilën nga të dyja forcat kryesore shqiptare do të hyjë në koalicion. Kjo do të bëhet mbi bazën e marrëveshjes për spastrimin e sistemit gjyqësor, si dhe për saktësimin dhe kontrollimin e pronësisë dhe të kapitalit të çdo një politikani dhe zyrtari. Ish-kryeministri premtoi dhe shkurtimin e numrit të ministrave dhe të administratës me 20%, njoftoi gazeta “Slloboden Peçat”.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..