Bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit do të protestojnë edhe këtë fundjavë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit. Demonstrata do të zhvillohen në 24 qytete në 10 vende, mësoi Radio Bullgaria nga bullgarët që banojnë jasht.
Në Gjermani janë organizuar protesta në Berlin, Këln, Manhajm dhe Hamburg. Bullgarët në Britaninë e Madhe do të protestojnë në London, Oksford dhe në Birmingham. Do të ketë protesta edhe në kryeqytetet të Francës, Çekisë, Norvegjisë dhe Holandës. Në SHBA janë parashikuar demonstrata në Boston, Nju Jork dhe Çikago, në Kanada – në Vankuvër, Toronto dhe Monreal, në Australi – në Sidnei, Perth, Adelaida, Melborn dhe Brisbane, në Zelandën e Re – në Okland.
Fundjavën e kaluar bullgarët jashtë shtetit nga 12 shtete përkrahën me protestën e vet bashkatdhetarët tanë, të cilët tashmë një muaj dalin në sheshet e Bullgarisë. Përtej kufirit po përgatiten letra për misionet diplomatike, që të njihen me kërkesat e pakënaqurve nga pushteti, si dhe një protestë e përbashkët para selisë së Komisionit Evropian.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..