Një demonstrate me emrin “Dogan Saray Beach Festival” zhvillohet në plazhin në parkun “Rosenec” afër pronësisë së kryetarit të nderit të Lëvizjes për të Drejtat e Liritë (partia e turqve etnikë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari) Ahmet Dogan – një prej njerëzve me ndikim më të madh në Bullgari. Aktiviteti organizohet në rrjetet sociale me emrin “Duam që Dogani të pushojë nga puna Borisovin”. Protestuesit grumbulluan atje gurë, vendosën mbishkrim “Dorëheqje” dhe valëvitën flamurin bullgar.Deri përpara tre muajve tërë rajoni ishte mbyllur dhe i ruajtur, por në saje të pakënaqësisë së qytetarëve kjo ndryshoi, na rikujtoi Asen Bonxhev – iniciatori i aksionit.
Papritmas Dogan doli nga prona e vet që të dëgjojë kërkesat për respektimin e ligjeve dhe për dorëheqjet e Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev. Ai tha se do t’i propozojë ministrisë regjionale në plazh për t’u krijuar një post shpëtimi, sepse interesi paska qenë i madh.
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit..