Këtë mëngjes protestuesit shpallën se kanë liruar vullnetarisht një prej udhëkryqeve kryesore të bllokuara prej tyre në Sofje – tek godina e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. “E lirojmë udhëkryqin që të mund të udhëtojnë më lehtë bashkëqytetarët tanë. E zhvendosim këtë kamp para Këshillit të Ministrave, sepse presim që Bojko Borisov të marrë një vendim të rëndësishëm. Dua që ta inkurajojmë për të marrë vendimin e drejtë dhe ai është “dorëheqje”, deklaroi para BNR-së një pjesëmarrës në protestat antiqeveritare.
Dje në profilin e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov publikoi një fotografi me nipërit e vet, ku shkroi: “Shtëpia është atje, ku ata buzëqeshin. Gjithmonë është mirë të flasësh me një fëmijë, vendimet më të mira vijnë nga ata!”
Dita e djeshme e 32 e protestave në Sofje mbaroi me një demonstratë me pishtarë në bulevardin kryesor “Carigradsko Shose”. Protestuesit shkruan me pishtarët e tyre “Dorëheqje”.Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..
Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U..
Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..