Ditën e 33-të me radhë në sheshin “Pavarësia” u mblodhën shtetas me kërkesë për dorëheqjet e kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit Ivan Geshev. Reporterët e RKB-së transmetojnë se situata në trekëndëshin e pushtetit është e qetë. Nënat nga Organizata “Sistemi na vret” transferuan tendat e tyre aty pasi sot në mëngjes u hoqën bllokada nga Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Protestuesit pritën që sot zoti Borisov të japë dorëheqje.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..