Aksioni i Prokurorisë në Presidencë dhe aksioni i Hristo Ivanovit në Rosenec, të cilat i provokuan protestat, janë vetëm xixa shpërthyese e pakënaqësisë së grumbulluar gjatë viteve të kaluara. Këtë e tha në një intervistë për BNR-në politologu dhe pedagog në Universitetin e Ri Bullgar Hristo Pançugov. Sipas tij një prej sukseseve të protestës është kthimi i ndjenjës së qytetarëve bullgarë se mund të kontrollojnë dhe ta ndryshojnë politikën bullgare. Prandaj ai është i mendimit se protestat nuk do të ndalojnë, ndërsa shtyrja e dhënies së dorëheqjes është një hap taktik deri në momentin e përshtatshëm për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Hristo Pançugovit aktualisht Kryeministri Bojko Borisov paguan çmimin e imazhit të tij të krijuar gjatë viteve se zbaton rekomandimet politike të një ose tjetër interesi privat në Bullgari.Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..