Afaristi dhe botues Ivo Prokopiev deklaroi para BNR-së se shtëpia e tij në krahinën Buxhaka para së cilës sot u organizua protestë është ndërtuar në përputhje me të gjitha kërkesat e ligjit. Ai vuri në dukje se kurrë nuk ka pasur barriera, ose pengesa të tjera, të cilat të vështirësojnë aksesin nga toka drejt detit dhe nga deti drejt tokës.
Prokopiev komentoi edhe protestat antiqeveritare me fjalët se shumë prej bullgarëve ndihen të zhgënjyer gjatë 10 viteve të fundit. Sipas tij kjo që mund t’i vërë fund modelit të qeverisjes, i cili çoi në sundimin e shtetit dhe institucioneve, është votimi në masë i njerëzve.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..