Në moshën 87 vjeç vdiq trajneri i madh i basketbollit bullgar Ivan Kolev, njoftoi Federata e Basketbollit. Në qytetin e tij të lindjes Botevgrad Ivan Kolev arriti ta shndërrojë basketbollin nga një lojë për dëfrim në një spektakël të vërtetë sportiv.
Në vitin 1970 ai fitoi Kupën e Bullgarisë me skuadrën e Ballkanit. Katër vjet më vonë – në vitin 1974 për herë të parë e “eksportoi” titullin e kampionit jashtë Sofjes. Në vazhdim të disa viteve Ivan Kolev ishte trajner i kombëtares së basketbollit për meshkuj në Bullgari, me të cilët arriti të fitojë medaljet e bronzta në Kupën Botërore në Kolumbi.Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..
Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..