Pjesa e madhe e njerëzve e pranojnë Partinë Socialiste Bullgare si pjesë e statukosë, tha para BNR deputeti nga “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” Valeri Zhabljanov, njeri prej kandidatëve për lider të partisë. Sipas tij Partia Socialiste Bullgare nuk është konkurruese dhe prandaj “mbetet mbrapa në pikëpamje politike pas partisë GERB megjithëqë mossukseset e qeverisjes së tanishme janë të dukshme”. Sipas tij alternativa duhet të propozojë zgjidhje të arsyeshme që dallohen. “Është e dukshme që tani shoqëria nuk e njoh Partinë Socialiste Bullgare si alternativë e partisë GERB” – theksoi Zhabljanov dhe shtoi, se liderja e partisë Kornelija Ninova “nuk arriti të zhvillojë dialog me njerëzit në parti dhe më në veçanti me brezin e ri.”
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..