Në Parlamentin Evropian u paraqitë kërkesë për debate rreth krizës institucionale në Bullgari të përkrahur nga 55 eurodeputetë. Këtë e tha në një intervistë për BNR eurodeputeti Radan Kënev, i cili theksoi, se “nuk ka logjikë politike të evitojmë debatin mbi problemin e dukshëm”. Sipas tij ky është një problem mbarë evropian dhe “shpërbërja e shtetësisë në cilido shtet kërcënon prioritetet evropiane”. Kënev është i bindur, se liderët dhe institucionet evropiane janë të detyruar të shikojnë Bullgarinë që të shmangin probleme me prioritetet evropiane. “Bullgaria mund të kthehet në një shembull të keq për tatimpaguesit evropianë”, theksoi Kënevi. Lidhur me propozimin e partisë GERB për krijimin e kushtetutës së re dhe thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor eurodeputeti theksoi, se nuk mund të lejohet që Kushtetuta të jetë objekt për shpëtimin në politikë, ndërsa debati për Kushtetutë të ndajë shoqërinë. Sipas Kënevit kjo vjen të sugjerojë se Bullgaria qëndron para një krize të rëndë dhe se “ka nevojë për unitet kombëtar por zoti Borisov nuk mund ta simbolizojë”, theksoi Kënevi.
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, është për një vizitë pune në Shqipëri për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në të cilën Parlamenti Bullgar do të marrë presidencën e..
Ambasadori i BE-së në Shkup bëri gërmimin e parë për një pikë të re kufitare Filloi puna për ndërtimin e pikës kufitare Markova Noga – Lemos midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e financuar nga BE-ja. Projekti u prezantua në..
Një tjetër kulm në drejtimin negativ të marrëdhënieve në boshtin Sofje-Shkup. Arsyeja - votimi i ardhshëm, më 4 qershor në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, mbi deklaratën e avancimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në..