Ministri i Shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov është gati të takohet me infermieret dhe të shqyrtojë me to kërkesat e tyre profesionale. Këtë ai e shpalli në qytetin Ruse në lidhje me protestën pa një afat të caktuar të infermiereve të planifikuar për sonte përpara Ministrisë së Shëndetësisë. Angjellov shprehu dyshime se, tek infermieret ka një pakënaqësi kombëtare dhe vuri në dukje se nuk ka zbuluar një të tillë gjatë vizitës së tij nëpër vend. Sipas fjalëve të tij, rrogat e infermiereve varen nga drejtorët ekzekutiv të spitaleve përkatëse. Masat e ndërmarra nga qeveria në kontekstin e pandemisë, do të çojnë deri në shtimin e buxheteve të spitaleve, vuri në dukje ministri Angjellov. Informacioni është i korrespondentes sonë në qytetin Ruse - Asja Pençeva.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..