Festivali veror “Opera dhe Balet në të hapur” – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut organizohet vitin e pestë me radhë nga 21 deri më 23 gusht në teatrin veror të qytetit Bellogradçik, informon BTA. Festivali hapet me një koncert operistik kushtuar përvjetorit të 170 të Kryengritjes së Bellogradçikut. Ditën tjetër për fëmijët shfaqet versioni i adaptuar i operës “Flauti magjik” të Moxartit. Mbrëmjen e fundit do të prezantohet shfaqja “Tre derrat e vegjël” nga Aleksandër Rajçev.
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..