“Po e shoh se si në Bullgari rritet një brez i ri, i cili duket në një shkallë të madhe si moshatarët e tyre në Vendet e Ulëta. E quaj brezin “Erasmus” të rinj, të cilët mund të udhëtojnë, e njohin botën, flasin në gjuhë të huaja, kanë bërë studime jashtë shtetit dhe kjo është shpresa ime për të ardhmen.” Këtë e tha në një intervistë për “Dnevnik” Bea ten Tusscher – Ambasadorja e Holandës në Bullgari.
Me rastin e protestave në vend Ambasadorja tha se sipas saj nuk ka dialog mes dy palave. “Është mirë të flitet, siç bëjmë ne, holandezët” – tha Tusscher dhe shtoi: “Nuk kam folur me të rinjtë që protestojnë, por tashmë mund t’ju them se ata kërkojnë drejtësi, ata duan të jetojnë në një vend, ku njerëzit e talentuar mund të zhvillohen dhe të kenë një karrierë të mirë. Një shtet evropian duhet të mund ta sigurojë këtë.”
Një rrugë e re për Bashkimin Evropian u përvijua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në Strasburg disa ditë më parë. Shkurt, baza e kësaj rruge të re..
Bullgaria është ndër vendet që pritet të bllokojnë shumicën e propozimeve të Komisionit Evropian për sanksione kundër Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës, shkruan "Politico". Kjo pritet të ndodhë më 17 shtator, gjatë një takimi në..
Në kuadër të një vizite pune në Shqipëri sot, më 16 shtator, ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zaprjanov, mori pjesë në panelin "Vendet e Evropës Juglindore si garantues të sigurisë së Bashkimit Evropian" në Forumin për Ndërlidhje – Tirana..